Gjykimi ”Puls”, Prokuroria paraqiti prova që lidhen me Inspektoratin Shtetëror të Tregut

Nga Xh M
1,060 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik Zhurnal.mk – Me prezantimin e provave materiale nga Prokuroria sot në seancën gjyqësore në “Idrizovë” vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”, në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa u lënduan mbi 200 persona.

Prokuroria paraqiti prova të cilat lidhen me Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT), ndërsa në seancën e radhës, e cila është më 6 korrik, siç është paralajmëruar, do të paraqiten lista të komunikimeve telefonike, në mënyrë që nga provat materiale të prokurorisë të mbetet vetëm ekspertiza e ndërtimit dhe dëshmia e personave ekspertë, dhe do të vijoj paraqitja e provave nga mbrojtja.

Prokuroria vazhdoi të paraqiste provat vetëm duke i lexuar titujt ashtu siç janë në listën e provave, siç janë raportet e kontrollit dhe konfirmimi i sendeve të sekuestruara përkohësisht nga MPB-së, shkresat, njoftimet dhe raportet nga SPB-së Shtip, raportet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, si dhe rastet nga ISHT-së për Klasik DM dhe MMMM Kafe, urdhrat për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese dhe raportet nga inspektimet e kryera nga ISHT-ja.

Pas paraqitjes së provave, mbrojtja paraqiti një sërë vërejtjesh, të cilat i referoheshin pjesëve të procesverbaleve dhe raporteve nga ISHT-ja, mangësive në raporte, licencave dhe ankesave, si dhe se kush i ka nënshkruar ato dhe nëse janë nënshkruar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër