Hedh granatë dore në një oborr të një shtëpie në Deçan, i dyshuari gjendet në kërkim policor

Nga D V
1,079 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një person ka raportuar se i dyshuari kishte hedhur një grantë dore në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09.06.2026 rreth orës 05:39, në Deçan.

Tutje bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkaq, i dyshuari gjendet në kërkim policor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër