Hoxha në Qipro: Mbështetje për integrimin në BE, diskutohet linja ajrore Tiranë-Nikozia

Nga D. V.
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Gjatë vizitës zyrtare në Qipro, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha zhvilloi një takim me homologun qipriot Constantinos Kombos, ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Pas takimit, në deklaratën gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ministri Hoxha vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Qipros për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për thellimin e bashkëpunimit në sektorë si turizmi, energjia, teknologjia dhe investimet.

Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe perspektiva për hapjen e një linje të drejtpërdrejtë ajrore Tiranë–Nikozia, që do të lehtësonte lëvizjen e qytetarëve dhe do të forconte lidhjet ekonomike dhe turistike mes dy vendeve.

Hoxha ritheksoi gjithashtu qëndrimet e Shqipërisë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar rëndësinë e integrimit evropian të rajonit si faktor stabiliteti. Ai theksoi se njohja e Kosovës kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës evropiane.

Palët diskutuan gjithashtu mbi sfidat e sigurisë në Evropë dhe rajonin e Mesdheut, ku u theksua rëndësia e dialogut, bashkëpunimit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare në zgjidhjen e konflikteve.

Në përfundim, ministri Hoxha falënderoi Qipron për mikpritjen dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër