I akuzuar për katër vrasje, para gjykatës pranon dy – prokuroria e ballafaqon me dëshminë e mëparshme

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore të Kumanovës ka vazhduar gjykimi ndaj Trajçe Bojkovskit nga Staro Nagoriçani, i akuzuar për vrasjen e katër grave dhe dy tentativa për vrasje. Në seancën e sotme ai pranoi dy vrasje, ndërsa për rastet e tjera dha përgjigje kontradiktore dhe njërën prej vrasjeve e mohoi.
Bojkovski pranoi se kishte vrarë Marija Marinkovskën dhe Mira Stankovskën, ndërsa ndryshoi deklaratat lidhur me Janka Antevska dhe Stançe Karevska. Prokurori Ljubomir Lape e ballafaqoi me dëshminë e dhënë më 8 maj në Prokurori, ku, sipas akuzës, kishte pranuar katër vrasje.
Në gjykatë u dëgjua edhe eksperti i psikiatrisë, prof. dr. Stojan Bajraktarov. Sipas ekspertizës, te i akuzuari nuk është konstatuar sëmundje psikike që do ta pengonte të kuptonte veprimet e tij apo të ndiqte procesin gjyqësor. Eksperti deklaroi se Bojkovski ka qenë i përgjegjshëm për veprimet e tij dhe se mund ta ndjekë procedurën.
Ekspertiza ka evidentuar gjithashtu karakteristika psikopatike dhe çrregullime të sjelljes seksuale, ndërsa është vlerësuar edhe rreziku i përsëritjes së veprave.

Prokurori Lape deklaroi se, përveç dëshmive të mëparshme të të akuzuarit, ekzistojnë edhe prova materiale që mbështesin aktakuzën.
Procedura e provave është mbyllur, ndërsa fjalët përfundimtare janë caktuar për 6 tetor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër