Interesim i nxënësve për regjistrim në Sh.M.K. ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë

Nga Xh M
1,285 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 4 korrik Zhurnal.mk – Shkolla e mesme komunale Ekonomike “Pero Nakov” në qytetin e Kumanovës, paralelet me mësim në gjuhën shqipe ka hapur dyert për regjistrimin e nxënësve për vitin e ri shkollor 2026/27.

Kushtet infrastrukturore dhe standartet të cilat i ofron kjo shkollë po e shton interesimin e nxënësve për t’u regjistruar këtu. Kësisoj, sipas të dhënave që morëm nga zëvëndës drejtoresha, profesoresha Lutfije Veseli, në Sh.M.K. Ekonomike “Pero Nakov”, paralelet me mësim në gjuhën shqipe, gjatë dy afateve të kaluara janë pranuar mbi 60 nxënës dhe 20 të tjerë janë në listë pritjeje për t’u pranuar, varësishtë nga kuota e pikëve.

“Në drejtimet e Ekonomisë kemi tre profile, Teknik i Ekonomisë, E-Tregëti dhe Marketing Digjital, Administrator Biznesi. Një paralele kemi teknik i juridikut dhe tre paralele janë teknik i përpunimit të veshjes, tektnik i dizajnimit të veshjes dhe teknik i përpunimit të mbathjes. Jemi munduar që nxënësit ti kenë të gjitha kushtet adekuate ku çdo profil ka kabinete profesionale, gjithashtu edhe klasat janë të pajisura me Smart Tabela dhe Tabela klasike”, – theksoi mes tjerash, Lutfije Veseli, Zv/drejtoreshë në Sh.M.K. Ekonomike “Pero Nakov”, paralelet me mësim në gjuhën shqipe.

Drejtimet atraktive që janë duale, po e bëjnë edhe më interesant procesin mësimor, kjo shkollë përveç memorandum bashkëpunimit me biznese e firma private, tanimë ka arritur të lidhë bashkëpunim edhe me ndërmarrje shtetërore e publike, si për shembull me Postat e Maqedonisë e institucione të tjera.

“Është një arsye shumë e fortë ku nxënësi drejtpërdrejtë e sheh edhe veten në të ardhmen në atë institucion, ku do të kisha përmendur këtu se ka qenë angazhimi im që të shkoj nëpër institucionet e shtetit të lidhim memorandum bashkëpunimi, me çka kemi arrit të lidhim bashkëpunim me Postën e Kumanovës, me N.P. “TREGU”, gjithashtu edhe, me Drejtorinë e Librave Amë, por pa harruar edhe sektorin privat, si zyra Avokatie, Noter. Tani secili drejtim që është përkatës, nxënësi mund të shkoj aty dhe ta sheh veten se ku është dhe ta kryej mësimin prakitk”, – deklaroi Lutfije Veseli, Zv/drejtoreshë në Sh.M.K. Ekonomike “Pero Nakov”, paralelet me mësim në gjuhën shqipe.

Ndryshe, aktualisht Sh.M.K. Ekonomike “Pero Nakov”, paralelet me mësim në gjuhën shqipe numëron 300 nxënës, të shpërndarë në 25 paralele.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër