Ish kryetari i Gjykatës Themelore të Shkupit, Vladimir Pançevski, kandidoi në shpalljen për prokuror publik shtetëror

Nga B.M
603 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 janar – Ish kryetari i Gjykatës Themelore të Shkupit, Vladimir Pançevski kandidoi në shpalljen për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që e shpalli Kuvendi.

Në kandidimin e Pançevskit të dorëzuar sot në Kuvend citohet se ai i plotëson të gjitha kushtet ligjore për kryerjen e detyrës si prokuror publik shtetëror.

“Përveç kësaj ai te organet kompetente dorëzoi edhe propozim-dokumentacion për plotësimin e kushteve të përgjithshme të konfirmuara në nenin 61 të Ligjit për Prokurorinë Publike, si dhe dëshmi për plotësimin e kushteve të veçanta nga neni 62 paragrafi 1 alinea 1 e këtij ligji”, citohet në paraqitjen e Paneçevskit në Kuvend.

Lupço Kocevski në dhjetor të vitit të kaluar dha dorëheqje të parevokueshme nga detyra e prokurorit publik shtetëror. Deri në zgjedhjen e u.d. të ri është zgjedhur Anita Topolova Isajlovska, ish zëvendësprokurore publike.

Deri tani kandidaturën e tij për këtë pozicion e ka shpallur edhe ish prokurori i lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike, Mustafa Hajrullahi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër