Maqedonia e Veriut më dobët se Kosova, Shqipëria e Mali i Zi me rritën ekonomike për 2026 e 2027

Nga B.M
826 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 Janar 2026, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut pritet të ketë rritje të Prodhimit të brendshëm Bruto (PBB, ang. GDP) prej 3.0% në vitin 2026 dhe 2027sipas parashkimeve më të reja të Bankës Botërore, dhe radhitet e katërta në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi, shkruan Zhurnal.mk.

E para në listë në rajon për rritën ekonomike është Kosova, e cila pritet të ketë rritje të PBB-së prej 3.8% në vitin 2026 dhe 3.9% në vitin 2027, që është më e mira në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sipas parashikimit të bankës. 

Sipas huadhënësit botëror, Shqipëria vjen e dyta pas me 3.5% për këtë vit dhe në vitin 2027, e ndjekur nga Mali i Zi me 3.2% për të dy vitet.

Maqedonia e Veriut është pas Malit të Zi në rajon, dhe parashikimet e bankës me 3,0% rritë të PBB-së për të janë më të mira sesa për Serbinë dhe Bosnjë e Herzegovinën (BeH).

Serbia ndodhet pas Maqedonisë së Veriut me 3.0% për vitin 2026 dhe 3.2% në vitin 2027, ndërsa e fundit listohet Bosnja dhe Hercegovina (BiH) me të njëjtin parashikim për të dy vitet si edhe Serbia.

Edhe për vitin 2025, Maqedonia e Veriut ishte pas Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi, dhe më mirë sesa BeH dhe Serbia.

Sipas raportit të ri të bankës botërore, Kosova e pati rritjen më të mirë të PBB-së në vitin 2025 me 3.8%, e ndjekur nga Shqipëria me 3.7%, Mali i Zi 3.3%, Maqedonia e Veriut 3.2%, BiH 2.6% me Serbinë e fundit në listën e rajonit me 2.1%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër