Ish-kryetari i komunës së Aerodromit, Konevski është investitor i ndërtesës ku humbi jetën një punëtor

Nga Xh M
659 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 prill Zhurnal.mk – Investitori i ndërtesës ku mëngjesin e sotëm ndodhi aksidenti dhe humbi jetën një punëtor i ri është ish-kryetari i komunës së Aerodromit, Ivica Koneski.

“Është tragjedi kjo që ndodhi. Kompania ‘Jakimovski’ ka përvojë shumëvjeçare, janë respektuar të gjitha procedurat dhe janë siguruar të gjitha lejet e ndërtimit. Me shumë gjasë, toka është rrëshqitur papritur, gjë që ka çuar në aksident”, ka deklaruar Koneski për disa media.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm, pak pas orës tetë, në numrin 112 është raportuar se punëtorë janë zënë poshtë dheu gjatë gërmimeve për themelet e një ndërtese të re.

Pas ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve, një person ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tre punëtorë të tjerë janë pranuar në Qendrën Urgjente në Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër