Ish-kryetarit të PD-së në njësinë administrative të Dajçit, në Zadrimë i thyejnë këmbët dhe i presin veshin

Nga Xh M
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dajç, 10 maj Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit, në Zadrimë, është dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar.

53-vjeçari Sokol Toma është goditur me sende të forta dhe, për shkak të plagëve të marra, është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar.

Burime nga spitali bëjnë me dije se agresorët i kanë shkaktuar dëmtime të rënda fizike, duke i thyer këmbët dhe prerë një pjesë të veshit. Aktualisht, 53-vjeçari ndodhet i shtruar në repartin e ortopedisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në aksin Mamurras–Laç, në zonën e Sanxhakut. Sipas të dhënave paraprake, autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë të maskuar, e kanë sulmuar me sende të forta dhe më pas i kanë marrë edhe telefonin celular. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa deri tani ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër