Janushev: Vendosen rregulla të qarta dhe të unifikuara për zgjedhje të drejtorëve, anëtarëve të bordeve drejtuese dhe sekretarëve shtetërorë

Nga admin
487 e lexuar

Shkup, 21 janar – Sektor transparent, llogaridhënës, profesional, cilësor dhe efikas në shpërbim të qytetarëve, i orientuar ndaj rezultateve, është qëllimi i Propozim ligjit për udhëheqësit e lartë të organeve të Administratës shtetërore dhe fondeve, tha sot sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev.

Në debatin publik për Propozimin e ligjit, Janushev potencoi se qëllimi është sigurimi i qasjes së barabartë deri te funksionet dhe emërimi sipas meritave, si dhe kryerja e paanshme dhe me përgjegjësi e punëve të adminisatratës shtetërore në drejtim të përforcimit të së drejtës dhe avancimit të efikasitetit të të gjitha organeve.

“Funksionet e udhëheqësve të lartë duhet të jenë të qasshme për të gjithë kandidatët e interesuar me kushte të barabarta. Emërimi i udhëheqësit të lartë është paraparë të bëhet në procedurë transparente, korrekte dhe konkurrente për selektim, me çka garantohet zgjedhja e kandidatit më të suksesshëm dhe më të mirë”, nënvizoi Janushev.

Me ligjin, shtoi ai, vendosen rregulla të qarta dhe të unifikuara për përzgjedhjen e drejtorëve, anëtarëve të organeve kolegjiale, bordeve drejtuese dhe sekretarëve shtetërorë.

“Me këtë synojmë të zvogëlojmë ndikimin gjatë emërimit të udhëheqësve të lartë. Përkushtimi dhe angazhimi i kësaj Qeverie ndaj reformave në administratën publike është i dukshëm”, theksoi Janushev.

Para sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, fjalim mbajti ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, duke e prezantuar Projekt-ligjin për udhëheqësit e lartë të organeve të Administratës shtetërore dhe fondeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër