Shkup, 06 maj, Zhurnal.mk – Gazetaria sportive në vend ka humbur një nga emrat më të njohur dhe më të respektuar, Sami Ademi, i cili ka ndërruar jetë.
Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar reagime të shumta dhe trishtim në opinionin publik, veçanërisht tek ndjekësit e sportit që për vite me radhë janë informuar dhe kanë ndjekur komentet e tij në media.
Sami Ademi njihej si një nga figurat pionere të gazetarisë sportive në vend, me një karrierë të gjatë të karakterizuar nga profesionalizëm, përkushtim dhe pasion i madh për sportin.
Ai mbetet i njohur për stilin e tij të veçantë të raportimit dhe mënyrën autentike të përcjelljes së ngjarjeve sportive, duke u kthyer në një zë të dashur për disa gjenerata shikuesish.
Me dekada pune në media, Ademi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe afirmimin e gazetarisë sportive në vend, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionale.
Redaksia e “Zhurnal” shpreh ngushëllime të sinqerta për familjesë
