Kasami në Prizren për 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare: Lidhja është gjallë

Nga Xh M
1,266 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prizren, 10 qershor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në aktivitetet për shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u mblodhën personalitete politike, përfaqësues institucionalë dhe veprimtarë nga trojet shqiptare.

Përmes një postimi publik, Kasami falënderoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ftesën dhe mikpritjen, duke vlerësuar rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj ngjarjeje.

“Në Prizren, me miq e bashkëveprimtarë, shënuam 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Falënderoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, për ftesën, mikpritjen dhe nderin. Vazhdojmë bashkë, në frymën e kësaj Lidhjeje, e cila është orientim në angazhimin tonë politik. Lidhja është gjallë!”, ka shkruar Kasami.

Ai theksoi se idealet dhe vlerat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vazhdojnë të mbeten udhërrëfyes për angazhimin politik dhe përpjekjet për avancimin e interesave kombëtare të shqiptarëve.

Në këtë vizitë, Kasami është shoqëruar nga zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, si dhe nga zyrtarë të tjerë të koalicionit VLEN.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e themeluar më 10 qershor 1878, konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare dhe simbol i organizimit politik për mbrojtjen e të drejtave dhe territoreve shqiptare.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/1570768461085794?ref=embed_post

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër