Kasami shkarkon komplet kryesinë e Lëvizjes Besa

Nga B.M
976 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 12 shkurt – Kryetari i Lëvizjes Besa, Billall Kasami, mblodhi sonte Kuvendin Qendror të partisë, ku u mor vendimi radikal për shkarkimin e të gjithë Kryesisë së subjektit.

Ky zhvillim vjen në një moment kyç për partinë, ku burime brenda strukturave konfirmojnë se pjesë e këtij procesi është edhe shkarkimi i Fatmir Limanit nga posti i nënkryetarit të partisë.

Në një konferencë për media pas mbledhjes, Kasami njoftoi se ky hap është ndërmarrë në funksion të procesit të bashkimit të subjekteve politike në një strukturë të vetme brenda koalicionit VLEN. Ai theksoi se Kuvendi e ka autorizuar atë personalisht që të zhvillojë bisedimet për të ardhmen e këtij unifikimi dhe pozicionimin e Besës në qeverinë aktuale.

Sipas Kasamit, anëtarët e Kuvendit mbështetën analizën se Lëvizja Besa ka potencial për një angazhim më të madh dhe përfaqësim më të gjerë në ekzekutiv. Ai e cilësoi Besën si subjektin e vetëm brenda VLEN-it me organe partiake plotësisht të konsoliduara, gjë që sipas tij do të shërbejë si avantazh gjatë ristrukturimit politik.

Megjithatë, shkarkimi i Limanit dhe i të gjithë Kryesisë shihet si një lëvizje për të hapur rrugën drejt një formati të ri të VLEN-it, duke lënë pas strukturat e vjetra që mund të kenë pasur mospajtime me kursin e ri të partisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër