Lëvizja Besa: Kuvendi shkarkoi kryesinë e partisë, hap i rëndësishëm drejt shkrirjes së VLEN-it në një subjekt

Nga admin
753 e lexuar
A+A-
Rivendos

Tetovë, 12 shkurt – Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa me shumicë votash miratoi vendimin për shkarkimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, në vazhdën e procesit të filluar për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm.

Kuvendi i Lëvizjes vlerësoi se duhet të hapet rruga për strukturimin e VLEN-it dhe e solli këtë vendim bazuar në moratoriumin e aktiviteteve partiake nga subjektet që përbëjnë VLEN-in.

Me këtë rast, Kuvendi autorizoi kryetarin Bilall Kasami të vijojë bisedimet për të ardhmen e VLEN-it, duke i dhënë mbështetje bashkimit në një subjekt të vetëm, me një zgjidhje që respekton parimin e drejtësisë dhe dëgjon zërin dhe vullnetin e votuesit të VLEN-it dhe gjithë shqiptarëve.

Në mbledhjen e Kuvendit u diskutua gjithashtu puna e funksionarëve të Lëvizjes Besa në Qeveri. Kuvendarët e përkrahën konstatimin e kryetarit Kasami se Besa ka kapacitet për shumë më shumë punë sesa është bërë deri tani.

Analiza e punës së funksionarëve do të vijojë në ditët në vijim, ndërsa konstatimet e gjetura do të reflektohen në rikonstruimin e ardhshëm të Qeverisë.

Lëvizja Besa vlerëson se postet në Qeveri janë mjet për shërbimin tonë sa më të mirë dhe më efikas ndaj qytetarëve, veçanërisht shqiptarëve, dhe të gjitha vendimet e ardhshme do të mbështeten në këtë parim.

https://www.facebook.com/share/p/1DKeAtAkgv/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër