Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dha dritë të gjelbër për furnizimin e pajisjes për Armatën nga SHBA-ja

Nga B.M
543 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 janar – Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri në seancën e sotme dha dritë të gjelbër për furnizimin e pajisjes për Armatën të siguruar nga qeveria e SHBA-së, duke miratuar katër informacione.

Nevoja për pajisje të reja dhe lidhje të kontratave, të cilat përfshijnë sisteme komunikimi dhe informacioni – pajisje radioje të tipit 1, përmirësim i platformës së simulimit në Qendrën e simulimit, furnizimin e një kompleti të kombinuar për kontrollin e zjarrit dhe një kompleti të kombinuar për udhëzimin e zjarrit, si dhe një kontratë për ndërtimin e një qendre të të dhënave në një vendndodhje rezervë dhe sigurimin e funksionimit të pandërprerë të GCIS të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, u shpjegua nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, i cili theksoi se pajisjet që do të marrë armata jonë janë një grant i siguruar nga qeveria e SHBA-së.

“Këto janë detyrime që dalin nga pakoja e qëlllimeve të aftësive nga viti 2021, për të cilat është përcaktuar se njësitet e sistemuara të armatës, që janë të deklaruar për NATO-n, duhet të disponojnë me radiokomunikime taktike të sigurisë, që janë interoperative për strukturën e NATO-s dhe për komandimin dhe kontrollin. Parashikohet furnitim i 31 pajisjeve për radio dhe 6 copë për karikim të kripto-çelësave për pajisimin e grupit të lehtë të batalionit këmbësorik me pajisje komuniuese”, tha ministri Misajllovski.

Vlera e përgjithshme e pajisjes që do ta marrë Armata e vendit tonë arrin mbi 10,4 milionë dollarë amerikanë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër