Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër

Nga Xh M
258 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bern, 22 prill Zhurnal.mk – Një kosovar humbi jetën tragjikisht sot në Zvicër pas një aksidenti. Bëhet fjalë për Lekë (Pashk) Dodaj, familja e së cilit është nga fshati Krushevë e Madhe e Klinës.

Varrimi i tij do të bëhet në Zvicër, ndërsa për detajet e sakta rreth kohës dhe vendit do të bëhen të ditura me kohë.

“Në këto momente të rënda për familjen tonë, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj. Ngushëllimet do të mbahen edhe në Kosovë, për çka do t’ju lajmërojmë me kohë për vendin dhe orarin. Me pikëllim të thellë, Familja DODAJ Krushevë e madhe – Klinë”, thuhet në njoftimin e familjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër