KQZ drejt përmbylljes së rinumërimit, mbesin edhe 9 vendvotime

Nga D. V.
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të vendvotimeve të rregullta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon dhe është drejt përfundimit.

Sipas përditësimit të fundit nga KQZ, deri më tani janë rinumëruar 176 nga gjithsej 185 vendvotime, ndërsa kanë mbetur edhe 9 të tjera për t’u përmbyllur.

Nga KQZ kanë bërë të ditur se pjesa e mbetur e procesit pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Procesi i rinumërimit kishte nisur në mëngjesin e së enjtes dhe përfshin në total 185 vendvotime të rregullta, që përbëjnë 7.41% të gjithsej 2,498 vendvotimeve ku është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër