Moti sot i qëndrueshëm, reshje të pakta në veri

Nga D. V.
896 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 02 qershor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore të veriut dhe lindjes së vendit.

Në malësitë e veriut priten reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu në formën e pikave.

Era do të fryjë nga drejtimi perëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9 m/s, ndërsa në dete parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër