KRRE: Deri më 2 maj zgjatet afati për furnizim me ngrohje në Maqedoni

Nga D. V.
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 prill, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të vazhdojë afati për furnizim me ngrohje deri me 2 maj.

“Duke u nisur nga qëllimet kryesore të Ligjit të Energjetikës për mundësimin e furnizimit cilësor me energji të konsumatorëve dhe për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve të energjisë, i ka detyruar EMV Furnizimin, EMV Energetika dhe Enerxhi Ekolink (e mëparshmja Ngrohtorja Shkup Veri) që të vazhdojnë mefurnizimin me ngrohje edhe gjatë dy ditëve në vijim, më 1 dhe 2 maj, edhe pse sezoni i ngrohjes mbaron më 30 prill.

Vendimi vijon pas të dhënave të marra pesë ditore për temperaturën mesatare ditore të ajrit nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, të cilat tregojnë se priten temperatura të ulëta të pazakonshme për këtë periudhë të vitit.

Qëllimi është arritja e standardeve të larta për plotësimin e shërbimit publik të furnizimit me energji termike për ngrohje”, njoftojnë nga KRRE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër