Kuvendi miratoi Ligjin për Shkollën e Mesme Policore në Maqedoni

Nga D. V.
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 prill – Zhurnal.mk – Me 61 vota “për”, asnjë kundër ose abstenim, Kuvendi miratoi Ligjin për Shkollën e Mesme Policore. Shkolla e Mesme Policore do të fillojë të funksionojë nga 13 maji 2026, brenda Qendrës aktuale për Trajnim në Idrizovë, sipas Ligjit të ri për Punët e Brendshme – Akademia Policore.

Ajo do të funksionojë sipas planeve dhe programeve mësimore të miratuara nga ministri i Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me ministrin e Punëve të Brendshme.

Shkolla do të zgjasë dy vite mësimore, që korrespondojnë me vitin e tretë dhe të katërt të shkollës së mesme, duke i mundësuar çdo kandidati që pas dy viteve të para të shkollës së mesme të aplikojë dhe të vazhdojë arsimin në Shkollën e Mesme Policore, nëse plotëson kushtet e parashikuara.

Gjenerata e fundit (24-ta) e Shkollës së Mesme Policore ka mbaruar në vitin 2000, dhe me miratimin e këtij ligji do të fillojë gjenerata e 25-të e nxënësve.

Në shkollën e mesme policore mund të regjistrohen nxënës të rregullt që kanë përfunduar vitin e dytë të shkollës së mesme në shkollat e mesme të vendit. Sipas ligjit, ata duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të mos jenë mbi 18 vjeç në ditën e publikimit të thirrjes për pranimin e nxënësve, të flasin në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jenë shëndetshëm dhe psikofizikisht të aftë, dhe do t’u nënshtrohen verifikimit të sigurisë për të konstatuar mungesën e rrezikut për sigurinë. Për regjistrimin e nxënësve kërkohet pëlqimi me shkrim i prindit, kujdestarit ose përfaqësuesit ligjor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër