Lëkundje sizmike në jug të Shqipërisë

Nga Xh M
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Janinë, 28 korrik Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Janinës, duke u ndjerë edhe në disa qytete të jugut të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit Gjeodinamik të Greqisë, lëkundja sizmike u regjistrua rreth orës 23:10. Epiqendra ndodhej 9 kilometra në perëndim-jugperëndim të Asprangelës dhe rreth 15 kilometra nga qyteti i Janinës.

Tërmeti pati një thellësi fokale prej rreth 5 kilometrash, çka bëri që lëkundjet të ndiheshin më të forta në zonat pranë epiqendrës. Banorë të Janinës raportuan se tërmeti u perceptua qartë, ndërsa dridhjet u ndjenë edhe në disa zona të jugut të Shqipërisë.

Deri në këto momente, autoritetet greke nuk kanë raportuar për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa nuk ka njoftime për pasoja as në territorin shqiptar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër