Shkup, 28 shkurt – Përfaqësues të Lëvizjes “POPULLI” zhvilluan mbrëmë një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ku në fokus të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimi për çështje me interes kombëtar.
Gjatë takimit u bisedua për forcimin e rolit të shqiptarëve në proceset rajonale dhe europiane, si dhe për nevojën e një bashkërendimi të qëndrueshëm institucional në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit.
Nga Lëvizja “POPULLI” u theksua se Shqipëria dhe shqiptarët në rajon ndajnë përgjegjësi të përbashkëta për afirmimin e interesave legjitime kombëtare, duke vlerësuar se bashkëpunimi institucional mbetet garanci për një të ardhme më të sigurt dhe dinjitoze.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve shtetërore dhe në konfirmimin e vullnetit për bashkëpunim në interes të përbashkët.
