Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Kaluan 18 muaj nga tragjedia në “Puls” në të cilën u shuan 63 jetë të reja, ndërsa 193 persona u plagosën, e drejtësi nuk ka, reagojnë nga LSDM.
Drejtësia për Koçanin po shkrihet para syve të opinionit. Gjyqësori i kapur nën kontrollin e Mickoskit i mbron të vetët, ndërsa viktimat dhe familjet e tyre i lë pa përgjigje dhe pa drejtësi.
Më shumë se dy vite pushteti i Mickoskit e kontrollon policinë, prokurorinë dhe gjyqësorin.
Mickoski pretendonte se do të tërhiqej nga politika nëse vërtetohej se sigurimi në “Puls” është i lidhur me VMRO.
Si për çdo gjë tjetër që ka premtuar – gënjeu.
Ndërsa Mickoski flet për “talog” dhe “elitë”, ndërsa rri pranë prokurorit publik shtetëror dhe dërgon kërcënime, prindërit e të vrarëve përsëri shohin si institucionet e varrosin drejtësinë.
Tani edhe “Gazda Deko” është i lirë.
E lirojnë Gruevskin. E lirojnë Latasin. U kthejnë pasuri të fituara me krim. Truprojet e Mickoskit që rrahin gra shpëtohen nga përgjegjësia.
Nuk ka përgjegjësi për 5 tonë drogë përtej kufirit.
Nuk ka përgjegjësi për tenderë kriminalë.
Shpëtohen kryetarë komunash dhe funksionarë të afërt me pushtetin.
Kështu duket “drejtësia” e Mickoskit – mbrojtje për të fuqishmit, padrejtësi për viktimat.
LSDM qëndron me familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në Koçan.
Kërkojmë përgjegjësi të plotë, jo selektive dhe të vërtetë për tragjedinë. Drejtësia për Koçanin nuk duhet të skadojë, thuhet në reagimin e LSDM dërguar mediave.
