Mbipopullimi në burgje/ Belgjika shqyrton transferimin e të burgosurve në vendet e Ballkanit

Nga Xh M
387 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 2 mars – Autoritetet belge po e zgjerojnë listën e vendeve ku mund të transferojnë një pjesë të të burgosurve për shkak të mbipopullimit në burgje, raportojnë mediat duke iu referuar Agjencia Telegrafike Bullgare, transmeton Zhurnal.mk

Pas bisedimeve paraprake me Shqipërinë dhe Kosovën, në listë janë shtuar edhe Maqedonia e Veriut, Estonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Lituania.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 600 të burgosur në Belgjikë flenë në dysheme për shkak të mungesës së hapësirës. Në total ka rreth 13.000 të burgosur, ndërsa kapaciteti është 11.000, prej të cilëve 4.400 janë persona me qëndrim të parregullt.

Qeveria belge po shqyrton marrëveshje për transferim vetëm nëse sigurohen kushte të denja dhe respektim i të drejtave të njeriut. Në raportime theksohen probleme me kushtet në disa nga vendet — nga mungesa e kushteve bazë, deri te ngrohja dhe koha e kufizuar jashtë qelive.

Ministrja për Azil dhe Migracion, Annelies Verlinden, deklaroi në një intervistë për Euronews në Bruksel se Belgjika po shqyrton “çdo opsion të mundshëm”, përfshirë edhe marrjen me qira të kapaciteteve të burgjeve jashtë vendit për shtetas të huaj të dënuar për vepra penale.

Ajo së fundmi ka vizituar Shqipërinë dhe Kosovën për të shqyrtuar mundësitë e një bashkëpunimi të tillë, si pjesë e masave më të gjera kundër migracionit të paligjshëm nga Belgjika.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër