Me nderime ushtarake varroset ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Nga Xh M
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 qershor Zhurnal.mk – Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari është varrosur të premten me nderime ushtarake. Jashari, i cili ka vdekur dje në moshën 61 vjeçare është varrosur në Prekaz në Ditën e Çlirimit të Kosovës. Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë pjesë mijëra qytetarë dhe bashkëluftëtarë të tij.

Sahit Hamit Jashari ishte veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare dhe një nga luftëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Ai ka lindur dhe është rritur në fshatin Prekaz të Drenicës, një vend që më vonë do të bëhej simbol i rezistencës dhe luftës për lirinë e Kosovës.

Që në vitet e para të organizimit të rezistencës së armatosur kundër regjimit serb, Sahit Jashari ishte përfshirë në aktivitetet patriotike dhe në organizimin e grupeve të para të luftëtarëve në rajonin e Drenicës. Ai ka bashkëpunuar ngushtë me luftëtarët e parë të UÇK-së dhe ishte pjesë e përpjekjeve për forcimin e rezistencës çlirimtare në Kosovë.

Gjatë luftës së Kosovës (1998-1999), Sahit Jashari ka dhënë kontribut të rëndësishëm në radhët e UÇK-së. Bashkëluftëtarët e kujtojnë si një njeri të përkushtuar, trim dhe të vendosur për realizimin e idealit të lirisë. Për shkak të veprimtarisë së tij, ai konsiderohet një nga figurat e hershme të luftës çlirimtare në Drenicë dhe shok i ngushtë i Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së.

Pas luftës, ai ka vazhduar të gëzonte respekt të madh në mesin e veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës për kontributin e tij në çlirimin e vendit. Emri i tij përmendet me nderim si pjesë e brezit të luftëtarëve që kontribuuan në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër