Shkup, 17 shkurt – Më së shumti shi në 24 orët e fundit, deri në orën 7 në mëngjes, ka rënë në Pozharane, 23 litra për metër katror, kumtuan nga DPHM-ja.
Pastaj 22 – Hanet e Mavrovës, 14 – Tetovë, 12 – Ohër, 8 – Kodrën e Diellit, 6 – Pretor, Lazaropole, 5 – Krushevë, 4 – Gjevgjeli, 2 – Berovë, Manastir, 1 – Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Strumicë, Topolçan.
Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kodrën e Diellit me -3 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli, 6 gradë.
Sipas sinoptikantëve, moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme të shiu dhe borës në zonat më të larta malore, ndërsa në male borë. Reshjet në disa vende kohë pas kohe do të jenë më të bollshme. Në pjesët lindore do të ketë kushte për stuhi të rralla. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, pasdite nga jugu, ndërsa drejt fundit të ditës nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 6 deri në 13 gradë Celsius.
Për në Shkup është paralajmëruar mot me vranësira dhe reshje të kohë pas kohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 8 gradë Celsius.
