Merz nga Tivati: Procesi i zgjerimit të BE-së është shumë i ngadalshëm, nevojiten ide të reja

Nga Xh M
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tivat, 5 qershor Zhurnal.mk – Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi sot nga Tivat se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian po zhvillohet me ritëm shumë të ngadalshëm dhe se nevojiten ide të reja për të inkurajuar vendet e rajonit që të zbatojnë reforma. Ai theksoi se BE-ja duhet të dëshmojë se është e aftë për zgjerim të mëtejshëm.

“Bashkimi Evropian duhet të tregojë se është i aftë të zgjerohet. Jemi këtu për të diskutuar pikërisht për këtë. Sigurisht që ekzistojnë një sërë çështjesh për të cilat duhet të gjejmë përgjigje së bashku, por mbi të gjitha duhet të jetë e qartë se kjo pjesë e Evropës ka perspektivë evropiane dhe i përket Bashkimit Evropian”, deklaroi Merz.

Sipas kancelarit gjerman, fakti që BE-ja nuk ka pranuar asnjë anëtare të re gjatë 13 viteve të fundit tregon se ka mangësi edhe nga vetë Bashkimi Evropian në procesin e zgjerimit.

“Fakti që nuk kemi pranuar anëtarë të rinj tash e 13 vjet tregon se ka mangësi edhe nga ana e Bashkimit Evropian. Pikërisht këtë duam ta tejkalojmë sot”, tha Merz.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër