Rregullohet sistemi i kalimit kufitar me Kosovën

Nga Xh M
1,430 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bllacë, 5 qershor Zhurnal.mk – Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se është kthyer sistemi i kontrollit të përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Ju njoftojmë se pas problemeve që kishin autoritetet kufitare të RMV, me sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve, tani më sistemi është rregulluar dhe qarkullimi vazhdon normalisht”, raportoi Qendra.

Ndryshe, kalimi kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit sot në mesditë kishte rënë, ashtu që duhej zbatimi i kontrollit të dyfishtë.

Bie sistemi në vendkalimin Bllacë – Hani i Elezit, rekomandohen pikat tjera kufitare

Kalimi kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit ka rënë, ashtu që do të ketë kontrolle të dyfishta nga autoritetet policore në të dy vendet.

“Në PPKK Hani i Elezit-Bllacë, sipas njoftimit nga zyrtarët e Policisë së RMV, sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në RMV ka rënë dhe me këtë rast ka filluar kontrollimi i dyfishtë. Për momentin janë duke u krijuar kolona të gjata për shkak të kësaj situate”, raportoi Policia, duke paralajmëruar se për çdo ndryshim do të njoftohen qytetarët.

Policia e Kosovës rekomandoi që të shfrytëzohen pikat kufitare në Stançiq – Bellanoc dhe Glloboqicë – Jazhincë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër