Mexhiti në pritjen solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nga admin
221 e lexuar

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i komunës së Çairit dhe një nga liderët e Vlen Izet Mexhiti sonte mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedonia e Veriut, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova.

Ngjarja u zhvillua nën mikpritjen e ambasadorit Florian Qehaja, duke mbledhur përfaqësues institucionalë, diplomatë dhe figura të jetës publike.

Mexhiti ka shkruar në postimin e tij në rrjetet sociale, se 17 Shkurti mbetet një ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës – ditë që simbolizon sakrificën, përpjekjen dhe vendosmërinë për liri dhe shtetndërtim. Ai shprehu respekt për rrugëtimin e Kosovës dhe uroi që shteti të vazhdojë të forcojë institucionet, të avancojë zhvillimin dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt për qytetarët e saj.

Pavarësia e Kosovës, sipas tij, është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe aspiratës së një populli për liri, sovranitet dhe progres.

Sonte festuam për Kosovën, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, nën mikpritjen e Ambasadorit Florian Qehaja, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

17 Shkurti mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Është ditë kujtese për sakrificën, përpjekjen dhe vendosmërinë që sollën lirinë dhe shtetin e pavarur.

Me respekt dhe krenari, uroj që Kosova të vazhdojë të ecë përpara, të forcojë shtetin e saj dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt për qytetarët.

Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë!

https://www.facebook.com/share/p/1DRBt4aVZo/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër