Shkup, 6 Mars, Zhurnal.mk – Kryemnistri i Maqedonisë së Veriut tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani lidhur me situatën më të rë në Lindje të Mesme, luftimet që nga e shtuna.
“Shpreha mbështetje për vendin dhe mirëkuptim për kompleksitetin e situatës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe globale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit,” tha Hristijan Mickoski në një text përmes Facebook.
Ai tha se me homologun e Katarit biseduan poashtu për marrëdhenit midis të vendeve dhe për bashkëpunim të ardhshëm, përfshirë edhe në sektorin e ekonomisë.
“Theksuam së bashku angazhimin tonë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe ekonomive tona,” tha kryeminitri i vendit.
Mickoski bisedon me ministrin e Katarit për luftimet në Lindje të Mesme dhe marrëdhenilet dypalëshe
920
Artikulli i mëparshëm
