Mickoski për Marrëveshjen e Prespës: Premtuan shëndetësi dhe arsim falas, por morëm vetëm anëtarësim në NATO

Nga D V
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski sot drejtoi kritika serioze ndaj opozitares LSDM dhe përfaqësuesve evropianë të asaj kohe lidhur me premtimet e dhëna para tetë viteve me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të rindërtuar në Strumicë, kryeministri theksoi se partia që e solli marrëveshjen sot dërgon mesazhe të mbushura me konstrukte dhe gënjeshtra. Ai kujtoi se burokratët evropianë të asaj kohe kishin premtuar shëndetësi falas dhe më cilësore, arsim falas dhe negociata të shpejta me BE, por nga e gjithë kjo u realizua vetëm anëtarësimi në NATO.

Sipas Mickoskit, këto përvoja drejtpërdrejt e diktojnë strategjinë e qeverisë së re në planin ndërkombëtar, e cila nuk do të bazohet më në lëshime pa argumente.

“Të mësuar nga ato leksione të së kaluarës, sot e udhëheqim politikën tonë të jashtme, politikë që nuk përbëhet nga lustra e këpucëve të eurodiplomatëve në Bruksel dhe gjunjëzim, por që bazohet në argumente. Kështu po luftojmë në këtë moment dhe kështu kemi krijuar miq. Kjo nuk është sprint, kjo do të jetë maratonë, duke pasur parasysh gabimet e së kaluarës. Por ne jemi të gatshëm të luftojmë, po luftojmë dhe kështu do të vazhdojmë”, deklaroi kryeministri.

Mickoski shtoi se Qeveria është plotësisht e vetëdijshme për sfidat e shumta që qëndrojnë përpara, por shprehu gatishmëri që ato të zgjidhen suksessivisht.

“Kurrsesi nuk do të dorëzohemi. E rëndësishme është se Maqedonia po përshpejton dhe se si shumë herë në të kaluarën, edhe këtë herë do të fitojmë”, theksoi ai.

Sa i përket bashkëpunimit me Greqinë, kryeministri nënvizoi se nuk ka asnjë barrierë për takime me liderët e fqinjësisë, duke theksuar se aktualisht po punohet në projekte të rëndësishme energjetike dhe ndërkufitare.

“Nuk kam asnjë problem të takohem dhe të bisedoj me të gjithë fqinjët, përfaqësues të qeverive nga fqinjësia jonë. Me fqinjin tonë jugor po punojmë në shumë projekte, ndër të cilat interkonektori i gazit, naftësjellësi, projektet ndërkufitare… Me Kyriakos Mitsotakis jemi në të njëjtën grupë, në familjen evropiane të partive popullore, me Nea Demokratia u pamë së fundmi në Tivat. Unë nuk jetoj nga stereotipat dhe antagonizmat, thelbi i jetës është të krijosh një mik më shumë dhe në kuadër të atij miqësie të shkëmbeni qëndrime për disa çështje me të cilat nuk pajtoheni. Nuk mund të pajtohemi për gjithçka, por e rëndësishme është të bisedojmë. Absolutisht jam i gatshëm të bisedoj me secilin për të gjitha temat, edhe për ato për të cilat nuk pajtohemi”, përfundoi Mickoski./Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër