Mickoski: Qëllimi i “Qytetit të sigurt” është të shpëtohen jetë njerëzish, është gabim që disa politikanë po tentojnë ta etnizojnë

Nga B.M
705 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 janar – Qeveria është e vendosur që projektin “Qyteti i sigurt” ta vendosë në funksion, ndërsa pas implementimit të tij tashmë nuk do të ketë numër aq të madh të viktimave nga fatkeqësitë në komunikacion, tha sot kryeminsitri Hristian Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Qëllimi është, theksoi, të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish, pa u mbajtur llogari me kush i clës përkatësi etnike është.

Апсолутно се води сметка за правичната застапеност. Јас сум личен гарант за тоа. Ниту како човек, ниту како политичар, ниту како претседател на Владата нема да дозволам никој никого да миними

“Në vitin 2025 në Shkup ka pasur 28 fatkeqësi rrugore në të cilat pësuan 32 persona. Prej tyre 17 ishin maqedonas, ndërsa 12 shqiptarë dhe pjesëtarë të tjerë të bashkësive të tjera etnike. Në dhjetor të vitit në Shkup ka pasur zero viktima, ndërsa në dhjetor të vitit 2024 ka pasur pesë, pesë përkundër zero. Para disa ditësh në intervistë tek një medium shqiptar thashë se nëse ai është çmimi që duhet ta paguajmë si Qeveri dhe të vini ju të cilët do ta hiqni këtë projekt he sërish do t’i ktheni viktimat si rezultat i fatkeqësive të komunikacionit në rrugë dhe në kryeqytet, korridore dhe qytete të tjera, në rregull, jam i gatshëm ta pranoj atë. Por, derisa unë të jem kryeministër, do të luftoj të shpëtoj së paku edhe një jetë njerëzore, pa mbajtur llogari me atë rast se cilëspërkatësi etnike i takon. Do të jem i lumtur, do të flej i qetë sepse kam shpëtuar një jetë njerëzore pa dallim të përkatësisë së tij etnike”, e porositi Mickoski deputetin Skender Rexhepi i cili e parashtroi pyetjen. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër