Shkup, 17 shkurt – Avancimi i bashkëpunimit bilateral, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në sferat me interes të ndërsjellë ishin temat për të cilat kanë biseduar sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA-së, Nikola Varns.
Për takimin informoi Mickoski përmes profilit të tij në Fejsbuk, duke theksuar se takimi ka kaluar në frymë miqësore dhe angazhim të përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
“Sot realizova takim me ushtruesen e detyrës ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikol Uarns. Biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në sferat me interes të ndërsjellë. Takimi kaloi në frymën e miqësisë, dialog të hapur dhe angazhim të përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve”, publikoi kryeministri.
