Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Oliver Milanov, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Borçe Serafimovski, me ekipet profesionale të të dy institucioneve, realizuan vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, ku u takuan me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave të Republikës së Serbisë, prof. dr. Dragan Glamociç, si dhe me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Serbisë dhe ministre e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviç.
Në fokusin e bisedimeve ishte avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në bujqësi, veterinarisë dhe sigurinë e ushqimit, si dhe krijimi i kushteve për qarkullim më të shpejtë, më të thjeshtuar dhe më të sigurt të mallrave ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.
Në takimin me ministrin Glamociç u diskutua posaçërisht për importin, eksportin dhe tranzitin e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produkteve të tjera agro‑ushqimore nga të dy vendet, si dhe për çështjet praktike me të cilat përballen operatorët gjatë qarkullimit ndërkufitar.
U kushtua vëmendje e veçantë mundësive për përshpejtimin dhe thjeshtimin e procedurave veterinare dhe fitosanitare, duke respektuar plotësisht standardet për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve dhe sigurinë e ushqimit. U diskutua edhe për kontrollin e qumështit dhe produkteve të qumështit dhe për nevojën e koordinimit më efikas të shërbimeve kompetente.
Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve iu kushtua zbatimit të marrëveshjeve dhe mekanizmave të vendosur në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, veçanërisht në fushën e veterinarisë, politikës fitosanitare dhe sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë. Nisma synon lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe uljen e procedurave administrative në rajon.
Gjithashtu u diskutua edhe për zbatimin e mekanizmave në kuadër të CEFTA‑s, me qëllim lehtësimin e mëtejshëm të tregtisë, thjeshtimin e procedurave, shkëmbimin më të mirë të informacionit dhe dokumenteve ndërmjet institucioneve kompetente dhe uljen e kohës së qëndrimit të dërgesave në pikat kufitare.
Ministri Serafimovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit praktik ndërmjet institucioneve të të dy vendeve dhe nevojën që mekanizmat e dakorduar të japin rezultate konkrete për bujqit, prodhuesit dhe kompanitë, përmes qarkullimit më të shpejtë të mallrave dhe heqjes së barrierave të panevojshme administrative.
Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Oliver Milanov, potencoi nevojën për komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet shërbimeve veterinare të Maqedonisë dhe Serbisë, veçanërisht në lidhje me importin, tranzitin dhe eksportin e kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore.
U theksua se komunikimi i drejtpërdrejtë dhe shkëmbimi i informacionit në kohë ndërmjet institucioneve kompetente janë me rëndësi të veçantë për zgjidhjen e shpejtë të pengesave eventuale në qarkullim, duke ruajtur nivelin e lartë të kontrollit dhe mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe sigurisë së ushqimit.
Në kuadër të vizitës zyrtare, Serafimovski dhe Milanov realizuan takim edhe me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Serbisë dhe ministre e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviç, ku u diskutua për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për lidhjen e kompanive dhe prodhuesve nga të dy vendet.
Në takim u theksua përcaktimi i përbashkët për lehtësimin e tregtisë, heqjen e barrierave dhe krijimin e kushteve më të parashikueshme për subjektet ekonomike, si dhe për shfrytëzimin e potencialit për bashkëpunim të përbashkët dhe paraqitje në tregjet rajonale dhe të tjera.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë paraqesin bazë të fortë për bashkëpunim edhe më intensiv në bujqësi, veterinarisë, sigurinë e ushqimit dhe ekonominë.
Vizita zyrtare e konfirmoi përcaktimin e përbashkët që përmes dialogut institucional të drejtpërdrejtë, zbatimit efikas të mekanizmave të dakorduar dhe zgjidhjeve konkrete operative të sigurohet qarkullim më i shpejtë dhe më i thjeshtuar i kafshëve, produkteve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve, në interes të bujqve, kompanive dhe qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë.
