Mucunski: Marrëveshja me SHBA-në është hap i rëndësishëm para në bashkëpunim, me rëndësi të madhe për ekonominë e vendit

Nga B.M
898 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski e përshëndeti marrëveshjen e arritur mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar.

Në kumtimin në Fejsbuk, Mucunski marrëveshjen e vlerëson si hap të rëndësishëm përpara në bashkëpunimin ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka rëndësi të madhe për ekonominë e vendit tonë dhe nga e cila përfitime konkrete do të kenë kompanitë e vendit.

“Harmonizuam deklaratë të përbashkët dhe kornizë për Marrëveshje reciproke, të drejtë dhe të balancuar, me çka e përforcojmë bashkëpunimin bilateral ekonomik dhe mundësojmë qasje më të madhe drejt tregut amerikan për kompanotë vendore.

Falënderim i sinqertë për tërë ekipin e përbërë nga disa institucione, që me shumë mund punoi në këtë proces, si dhe ekipin e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Uashington”, shkroi Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.

Премиерот Христијан Мицкоски очекува годишната инфлација да се стабилизра под три проценти и месечен негативен тренд, што, како што посочува ре реазултат на водењето политики кои што се во ин

Marrëveshjen me SHBA-në dje e paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, duke cekur se 63-64 produkte, të cialt për vendin janë strategjike, në SHBA do të eksportohen me tarifë njëshifrore nga zero deri 6,5 për qind.

Ai tha se në muajt e kaluar janë zhvilluar negociata mjaft aktive dhe se zërat e këtillë të volitshëm janë rezultat i tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër