Ndalohet një person në Strugë, kapet me lëndë narkotike

Nga D. V.
140 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 23 prill, Zhurnal.mk – MPB njofton se është ndaluar një 27-vjeçar nga Struga, tek i cili është gjetur lëndë narkotike.

“Dje më 15:25 në rrugën JNA në Strugë, policia nga DPB Strugë ka ndaluar një 27-vjeçarin A.M. nga Struga, për shkak se gjatë kontrollit të tij, janë gjetur dhe konfiskuar 41 pako me marihuanë.

A.M. po mbahet në stacionin policor në Strugë, dhe pas plotësimit të dokumentacionit ndaj tij do të parashtrohen masa përkatëse”, thonë nga MBB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër