Në gjithë territorin ka 9 zjarre aktive

Nga Xh M
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor Zhurnal.mk – Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në deponinë që ndodhet mes Shuto Orizarit dhe Vizbegut, duke shkaktuar re të dendura, tymi të zi, të dukshme nga shumë pjesë të Shkupit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në terren kanë dalë ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, policia dhe shërbimet e tjera kompetente, të cilat po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonat përreth.

“Deri në këto momente nuk ka njoftim zyrtar për persona të lënduar. Meqenëse bëhet fjalë për një deponi ilegale me mbeturina të shpërndara dhe bimësi të lartë të tharë, shuarja e zjarrit është e vështirësuar dhe po zgjat më shumë. Zjarri në Vizbeg është vetëm një nga 11 zjarret që janë regjistruar sot në territorin e vendit. Sipas të dhënave të institucioneve kompetente, 9 prej tyre mbeten ende aktive, edhe atë në Komunën e Shuto Orizares, Staro Nagoriçan, në Komunën e Dojranit, dy zjarre aktive janë në Komunën e Velesit, një në zjarr në fshatin Strahojadicë në drejtim të rrugës për Smesnicë, një zjarr aktiv është në afërsi të fshatit Nikushtak dhe një në Kisella Vodë.”, bën të ditur për TVM2, drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, të respektojnë masat e sigurisë dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve në kushtet e temperaturave të larta dhe erës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër