Në janar 101 sanksione për errësimin e xhamave në automjete

Nga B.M
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shkurt – Në periudhën prej 01.01.2026 deri më 31.01.2026, Sektori për çështje të trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ushtroi kontrolle rrugore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e parapara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve.

Gjatë kontrollit, siç njoftoi MPB-ja, u sanksionuan 101 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shkelësve iu përgaditën parashtresa përkatëse.

Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër