Në nivel shtetëror mungojnë pajisje të mjaftueshme për gastroskopi dhe kolonoskopi

Nga Xh M
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 mars – Në nivel shtetëror nuk ka numër të mjaftueshëm të pajisjeve për gastroskopi dhe kolonoskopi. Kjo situatë e komplikon procesin e zbatimit të programit të skriningut për zbulimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë. Qytetarët shpesh detyrohen që të udhëtojnë nga një qytet në tjetrin për ekzaminim.

“Situata nuk është shumë e mirë. Kolonoskopitë dhe gastroskopitë kryhen në shumë pak vende, dhe ky është një problem që edhe programi parandalues për kancerin e zorrës së trashë nuk funksionon në nivelin e dëshiruar. Ne përfundojmë hartëzimet së bashku me Klinikën e Hepatologjisë Gastroenterologjike, kryesisht aty ku ka burime njerëzore, sepse makinat do të prokurohen më shpejt sesa të krijohen dhe trajnohen specialistët dhe subspecialistët për këtë qëllim”, deklaroi Sasho Klekovski – Drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Spitali i Ohrit kohët e fundit mori një pajisje të re gastroskopie dhe kolonoskopie, e cila do të lehtësojë procesin diagnostikues.

“Në mënyrë që të përkushtohemi më shumë këtu, duhet të mos punojmë më si shëndetësi primare dhe qendër e urgjence, por të punojmë me metoda subspecialiste. Dhe për këtë nuk duhet të jemi të ngarkuar në një ambulancë emergjence siç jemi. 60-70 pacientë minimum për 24 orë në repart intern në Ohër është një numër shumë i madh”, tha Vladimir Shibakoski – mjek.

Mjekët thonë se nevojitet që si mënyrë parandaluese për kancerin në zorrën e trashë, qytetarët mbi moshën 50 vjeç të bëjë kolonoskopi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër