Shkup, 12 maj, Zhurnal.mk – NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup njofton se për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit, disa pjesë të komunave Karposh dhe Çair gjatë ditës së sotme do të mbeten pa furnizim me ujë.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes publike, ndërprerja e ujit do të prekë disa rrugë në komunën e Çair, si dhe një pjesë të bulevardit “Aradhat Partizane” në Shkup.
Nga ndërmarrja apelojnë te qytetarët për mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe normalizimin e furnizimit me ujë.
