Numri i konsumuesve vazhdon të rritet, shifra alarmante edhe nga moshat 13-15 vjeç

Nga Xh M
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shkurt – Rreth 14 për qind e të rinjve të moshës 13 deri në 15 vjet në Maqedoni pinë duhan. Kështu thonë të dhënat e hulumtimit Global të Duhanit për të Rinjtë. Në raport theksohet se 9 për qind përdorin cigare elektronike, ndërsa mbi 55 për qind edhe pse nuk pinë duhan, janë të ekspozuar ndaj tymit.

“Gjithnjë e më shumë të rinj po pinë duhan, kjo nuk është mirë për ta, nuk është mirë për shëndetin dhe nuk është e mirë për shëndetin e vendit. Rreth 14 për qind e fëmijëve të moshës 13 deri në 15 vjet po pinë cigare”, tha Akim Ali OBSH.

Këto të dhëna, sipas ministrit të Shëndetësisë paraqesin bazë të rëndësishme për sjelljen e Ligjit të ri për mbrojtjen e të rinjve nga duhani. Sipas Aliut, shqetësuese është fakti që fëmijët nuk refuzohen nga shitësit kur blejnë cigare.

“Sa i përket qasjes së produkteve të duhanit, anketa tregon se 73, 2 për qind e duhanpirësve të rinj nuk janë penguar për të blerë duhan, pavarësisht moshës. Pikërisht për këtë arsye projektligjin e ri për mbrojtje nga duhani e sjellim për gjeneratat e reja”, tha Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.

Aziri shtoi se mbrojtja nga pirja pasive e duhanit, ulja e atraktivitetit apo ndalimi i shitjes së produkteve të duhanit me aroma karakteristike, kufizimi i marketingut dhe ekspozimit dhe kufizimi i qasjes dhe përforcimi i kontrollit të shitjes janë shtyllat kryesore të ligjit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër