Paga mesatare neto në dhjetor arriti 46.889 denarë

Nga D. V.
1,025 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 shkurt – Paga mesatare mujore e paguar neto nga një punonjës në dhjetor të vitit 2025 ishte 46.889 denarë dhe është 7,6 për qind më e lartë se në dhjetor të vitit 2024, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës. 

Kjo rritje është kryesisht, para së gjithash, e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar nga një punonjës në sektorët: Transporti dhe magazinimi për 13,4 për qind, Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi për 10,9 për qind dhe Tregtia me shumicë dhe pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motoçikletave dhe Arsimi për 9,7 për qind. 

Rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Transport dhe magazinim për 12,8 për qind, Miniera dhe gurore për 9,0 për qind dhe Ndërtimtaria për 7,0 për qind.

Paga mesatare mujore bruto e paguar, megjithatë, në dhjetor të viti 2025 arriti 70.520 denarë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër