Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Nga Xh M
347 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 prill Zhurnal.mk – Prej fillimit të vitit, përfundimisht me ditën e djeshme, janë blerë rreth 35 milionë kilogramë lakër.

Blerja po zhvillohet pa pengesa, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski gjatë vizitës në rajonin e Strumicës.

“Nëse flasim për lakrën e re pranverore nga kjo rekoltë, nga fundi i shkurtit deri në ditën e djeshme janë blerë rreth 30.000 tonë. Blerja zhvillohet pa pengesa dhe në pajtim me dinamikën e paraparë dhe rrjedhën e vjeljes”, tha Tripunovski.

Çmimi blerës, siç deklaroi, është i kënaqshëm për bujqit, ndërsa Inspektorati do të vazhdojë ta ndjekë me kujdes tërë procesin me qëllim të blerjes së papengueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër