Presidentja Siljanovska ndau çmime për inovacion, asnjë shqiptare në mesin e tyre

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 maj Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në cilësinë e mbulueses së aktivitetit, sot në një ceremoni në kabinetin e saj ndau çmimet për inovacion, lidership dhe ndikim në ekosistemin IT “Women in Tech® Macedonia Awards”. Ajo që bie në sy është se në mesin e fituesve dhe të shpërblyerve nuk figuron asnjë emër shqiptar, pavarësisht pjesëmarrjes dhe kontributit të shqiptarëve në sektorin e teknologjisë informative dhe inovacionit në vend, raporton Portalb.mk.

Fitueset e çmimeve janë:

Kristina Mukaetova – Çmimi për adoleshenten më premtuese,

Maja Naumovska Saveska – Çmimi për mbështetësen më të madhe,

Biljana Pejoska Risteska – Çmimi për iniciativën më me ndikim,

Monika Simjanovska Misheva – Çmimi për rolin më revolucionar në teknologji,

Franka Grazhdani – Çmimi për grua në Web3,

Ina Najdanoviq Markoviq – Çmimi për Startup,

Gordana Klinçarova – Çmimi për diplomaci teknologjike,

Elka Joshevska – Çmimi për lidership global,

Sofçe Jovanovska – Çmimi për arritje jetësore në teknologji.

Në ngjarjen e organizuar nga Women in Tech Macedonia në bashkëpunim me Ministrinë për Transformim Digjital, nën patronazhin e presidentes Siljanovska-Davkova, u ndanë edhe mirënjohje në 21 kategori.

Fituesit e mirënjohjeve janë:

Bojana Trajkovska – Mirënjohje për gruan lidere më premtuese në teknologji të vitit,

Monika Joshevska – Mirënjohje për grua lidere të vitit,

Maja Videnoviq – Mirënjohje për ekselencë në STEM,

Prof. Dr. Vladimir Trajkoviq – Mirënjohje për ekselencë teknike,

Ivana Karalieva Petreska – Mirënjohje për lidership në produkte,

Emilija Gjorgjevska – Mirënjohje për ekselencë në inteligjencë artificiale dhe të dhëna,

Martina Dimoska – Mirënjohje për pionier në teknologjitë e së ardhmes,

Viktorija Trajkov – Mirënjohje për lidership në transformimin digjital,

Sanja Mitrovska – Mirënjohje për inovacion në zhvillimin e produkteve,

Prof. Dr. Vesna Dimitrova – Mirënjohje për ekselencë në siguri kibernetike,

Vesna Ivanoska – Mirënjohje për arritjen më të lartë në sektorin e edukimit në teknologji,

Nikolla Vellkovski – Mirënjohje për rritje eksponenciale,

Elizabeta Jovanovska – Mirënjohje për startup me ndikim shoqëror,

Aleksandra Mitrevska – Mirënjohje për sipërmarrëse të re në teknologji,

Elena Petrevska – Mirënjohje për lidere biznesi në teknologji,

Elena Ivanova – Mirënjohje për shtytëse të ekosistemit,

Anka Trajkovska Petkoska – Mirënjohje për edukatore të vitit në teknologji,

Natasha Velkovska – Mirënjohje për krijuese të përmbajtjeve në teknologji,

Startup Revolution AI – Mirënjohje për iniciativën më të mirë teknike me ndikim,

Nina Angelovska Stankov – Mirënjohje për ndikim rajonal,

Verica Jordanova – Mirënjohje për ndikim mediatik për gratë në teknologji.

Në fjalimin e saj, Siljanovska-Davkova theksoi rëndësinë e rolit të grave në teknologji dhe inteligjencë artificiale, duke vlerësuar se gratë duhet të jenë pjesë aktive në krijimin e rregullave dhe vlerave të botës digjitale.

“Kur një grua arrin sukses, suksesi i saj bëhet mundësi dhe inkurajim për shumë gra të tjera që vijnë pas saj”, deklaroi presidentja.

Ky nuk është rasti i parë kur shqiptarët mbesin jashtë dekorimeve dhe mirënjohjeve institucionale. Së fundmi, reagime të shumta pati edhe gjatë shënimit të Ditës së Policisë në Maqedoninë e Veriut, ku asnjë polic shqiptar nuk ishte përfshirë në mesin e 12 policëve më të mirë të shpërblyer nga autoritetet shtetërore, ndërsa në ceremoninë zyrtare mungonte edhe përdorimi i gjuhës shqipe.

artikuj të ndërlidhura