Privohet nga liria 40-vjeçari nga Manastiri, rrahu brutalisht të dashurën 18-vjeçare pas mbrëmjes së maturës

Nga D. V.
325 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 maj, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka nisur procedurë ndaj një 40-vjeçari nga Manastiri, i dyshuar për veprat penale “lëndim trupor” dhe “heqje të paligjshme të lirisë”.

Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 23 maj në orët e hershme të mëngjesit, kur i dyshuari e ka ndaluar 18-vjeçaren, me të cilën kishte lidhje personale, teksa ajo po kthehej nga mbrëmja e maturës.

Ai e ka futur në veturë, ia ka marrë telefonin mobil dhe nuk e ka lejuar të largohet apo të kërkojë ndihmë. Pavarësisht tentativave të saj për të ikur, 40-vjeçari dyshohet se e ka mbajtur me forcë dhe më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe gjakderdhje nga hunda.

Vajza ka arritur të shpëtojë dhe me ndihmën e një kalimtari ka kërkuar ndihmë.
Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin, duke vlerësuar se ekziston rrezik për arratisje dhe përsëritje të veprës, pasi ai edhe më parë ishte lidhur me sjellje të dhunshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër