Shkup, 11 prill Zhurnal.mk – Propozim ligji qeveritar për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në prag të një procedure parlamentare, pas votimit në qeveri. Parashikohet që përfaqësimin ta mbikqyr një trup kordinues në krye të të cilit do të jetë zëvendës kryeministri i parë, aktualisht Bekim Sali.
I njëjti trup do të raportoj për përfaqësimin në institucione. Profesori universitar Bashkim Selmani thotë se me këtë bëhet politizim I procesit. Selmani druan se do të ketë keqpërdorime të deklarimeve etnike gjatë punësimeve duke marrë për referencë vetëm letërnjofitimin.
“Vetë udhëheqja nga ana e zëvendës kryeministrit do të thotë që është proces politik. Do të ishte akoma më e besueshme sikur të udhëhiqeshin nga ekspertë, persona ose individë të pavarur se dihet të gjitha dirigjimet që bëhen përmes koalicioneve deri tash nuk ka treguar rezultat. Në letërnjoftimet, përkatësia nacionale nuk është regjistruar. Pra I gjith ky ligj bie në kudnërshtim me vetveten dhe më shum me elementin që ka buruar nga Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi profesori universitar Bashkim Selmani.
Propozim ligji nuk parashikon sanksione. Bashkim Selmani edhe këtë pjesë e shikon si hapësirë për manipulime eventuale nga vetë institucionet.
“Ky ligj nuk parashikon mekanizmin e sanksioneve, sepse i gjith ligji që bëhet, qoftë ky, qoftë ligje të tjera duhet të ketë ndryshime pozitive dhe ata të cilët nuk kanë vullnet për ta respektuar parashihen sanksione. Pra, ligji pa sanksione nuk është ligj, por është defokus nëpërmjet ligjit për të krijuar amulli. Pa sanksione, nuk ka zbatim. Kjo është rregull romake. Poashtu pa zbatim nuk ka drejtësi. Kjo lë hapësirë të madhe për manipulime, shmngie të përgjegjësisë dhe për diskriminimin e heshtur institucional”, theksoi Selmani.
Me propozim ligjin e ri, I cili synon ti japë fund punësimeve partiake, kriteri parësor për punësim do të jenë aftësia, cilësia dhe profesionalizmi. Përkatësia etnike renditet si kriter dytësor.
Paraprakisht, punësimi bëhej nëpërmjet sisitemit elektronik, balancues dhe bazohej në deklarimin e përkatësisë etnike. Sistemi u ndesh në keqpërdorime në deklarimet e rreme etnike dhe u shfuqizua nga gjykata kushtetuese. Selmani pyet se ku përfundoi balancuesi, aparat ky milionësh i financuar nga BE, pa u dhënë kufarë transparence publike.
