Publikohet renditja e re, me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtoni pa vizë në 127 shtete të botës

Nga D. V.
1,768 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 korrik, Zhurnal.mk – Në renditjen më të re të pasaportave më të fuqishme në botë, sipas Indeksit të Pasaportave Henley Q2, pasaporta e Maqedonisë së Veriut u rendit e 41-ta nga 199 vende të përfshira në renditje.

Pasaporta e RMV-së vlerësohet bazuar në faktin se lejon udhëtimin pa viza në 127 vende të botës. Indeksi bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), dhe kriteri kryesor është numri i vendeve në dispozicion të qytetarëve të një vendi pa vizë.

Në krye të listës këtë vit përsëri është Singapori, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë në 192 vende pa vizë.

Vendin e dytë e ndajnë Japonia, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me qasje në 188 vende pa vizë. Suedia është në vendin e tretë me 187 vende.

Pozicionin e katërt e ndajnë Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Spanja, qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë në 186 vende pa vizë.

Vendin e pestë e zënë Austria, Greqia, Malta, Portugalia dhe Zvicra me qasje në 185 vende pa vizë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër