Rama takon kryeministren italiane, Giorgia Meloni në Romë

Nga D. V.
161 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 prill Zhurnal.mk –  Kryeministri Edi Rama, i cili nisi sot vizitën e punës në Romë, Itali, u prit në ceremoni zyrtare nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni në Pallatin Chigi, me të cilën zhvilloi më pas një takim kokë më kokë.

Fokusi i takimit ishte ecuria e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimi i marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.

Ky takim mes dy kryeministrave, vjen pas samitit të parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri që u mbajt në Romë në nëntor të vitit 2025 ku u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi.

Pas Romës, Rama do të udhëtojë drejt Barcelonës në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Ndërkaq, në vijim të vizitës në Itali, Rama pritet të takojë edhe ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Po ashtu, Kryeministri Rama do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë, Spanjë.

Punimet e samitit do të përqendrohen në tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rregullimit të mjedisit dixhital për të luftuar dezinformimin, forcimit te institucioneve demokratike dhe multilateralizmit, si dhe luftës ndaj pabarazive si themel për një demokraci të fortë.

Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Sanchez, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër