Rrëzimi i helikopterit ushtarak italian, Nufi: Solidaritet me Italinë dhe misionin e EUFOR

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Bosnjë-Hercegovinë, ku nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak humbën jetën tre persona dhe u lënduan 12 të tjerë.

“Thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik që përfshiu një helikopter ushtarak italian, të angazhuar në kuadër të misionit EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet e tyre dhe të lënduarit”, u shpreh Nufi.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se në këtë moment pikëllimi, Shqipëria qëndron krah Italisë dhe Forcave të saj të Armatosura, në solidaritet të sinqertë dhe miqësi të thellë.

Një helikopter i EUFOR u rrëzua pranë Brçkos, në Bosnjë-Hercegovinë, duke shkaktuar tri viktima dhe dymbëdhjetë të lënduar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër