Tiranë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Rruga e Komanit përbën aks të rëndësishëm për aksesin drejt potencialeve turistike të Alpeve shqiptare.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, pamje nga rruga e Komanit, të cilën e cilësoi të transformuar mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar.
Rikonstruksioni i rrugës së Komanit nisi në shkurt të vitit të kaluar, me një fond prej rreth 2.5 miliardë lekësh.
Rikonstruksioni i kësaj rruge veç përmirësimit të eksperiencës turistike duke përfshirë në guida edhe udhëtimin me traget përmes liqenit të Komanit, ka një ndikim të madh edhe në cilësinë e jetës për komunitetet, si dhe ofron mundësi për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të zonës.
Transformimi i rrugës së Komanit është njëherësh një tjetër aset i rilindur për veriun dhe një tjetër aks strategjik për turizmin.
